TIRANE – Një burrë ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar në rrugë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paskuqan mesditën e sotme.

“Më datë 25.06.2016, rreth orës 12:20, në rrugën kryesore në Paskuqan, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen shtetasi E. Gj., rreth 50 vjeç,” shkruhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: