VLORE- Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë stacionit të Trenit, në lagjen “24 maji”, ndërsa sasia e tritolit iu vendos një mjeti tip “Benz” me targa AA 720 FD.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për “BalkanWeb” se automjeti i parkuar poshtë pallatit ishte në pronësi të një djali të ri nga ky qytet. Polica e ka marrë atë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna mbi dëshminë e tij.

Sipas bluve të Vlorës, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të.

Një tjetër pistë që nuk përjashtohet është edhe ajo e shpërthimit si pasojë e gazit. Bëhet me dije se një ditë më parë, mjeti ka qenë në servis.

Informacion paraprak
Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: