VLORE- Masakër në Vlorë! Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Resulaj, ku pas të shtënave me armë zjarri humbën jetën 8 persona.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktimat janë pjesëtarë të tre familjeve të fisit Zykaj, ndërsa autor i krimit dyshohet se është kushëriri i tyre, 24-vjeçari Ridvan Zykaj.

Ky i fundit në rrethana ende të paqartaka hapur zjarr me automatik ndaj të afërmëve të tij, ndërsa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por ky fakt ngelet për t’u konfirmuar edhe nga kartelat mjekësore të spitalit psikiatrik të Vlorës.

Burime policore bëjnë me dije se aktualisht forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin për të bërë të mundur kapjen e autorit. Mes viktimave fatkeqësish ka edhe dy të mitur, motër e vëlla. Nga dëshmitë e banorëve të zonës, thuhet se mes familjeve kishte pasur disa herë konflikte, ndërsa nuk përjashtohet edhe ai për pronësinë.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMRAT E VIKTIMAVE
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: