VLORE– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e VlorëS pasditen e sotme. Sipas policisë së qytetit bregdetar, nga të shtenat ka mbetur i plagosur shtetasi Arsen Gerbi, 51 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “29 Nëntori”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se plagosja mund të ketë ndodhur gjatë lojës me poker.

Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb