KOSOVE- Kur ka kaluar 10 ditë nga vrasja e 28-vjeçarit Mario Majollari pranë banesës së tij në kryeqytet, policia ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen e rëndë. Ditën e sotme është arrestuar në Kosovë, shtetasi Kastriot Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se ai kaloi në Kosovë me mbiemër të ndryshuar, Gega.

“Policia e Kosovës ka ndaluar në Vermicë një të dyshuar, pasi u kap me dokumente të falsifikuara identifikimi. Nisur nga fotot ka ngjashmëri me Kastriot Gjuzin të shpallurin në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit. Pritet krahasimi i shenjave të gishtave për të bërë identifikimin e plotë”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.

Por ende mbetet ende mister personi që bashkëpunoi me Gjuzin në këtë vrasje, pasi policia është e bindur se autori nuk ishte vetëm në momentin e krimit të rëndë.

Deri më tani grupi hetimor në bazë të informacioneve të grumbulluara në rruge operative ka përpiluar një listë me emrat e presonave të dyshuar si bashkëpunëtorë.

Ata janë të afërm, miq dhe persona të lidhur me Kastriot Gjuzin, i cili u arrestua ditën e sotme. Këta persona po verifikohen nga policia për të parë nëse janë të impikuar.

28-vjeçari Mario Majollari u vra më 10 prill pranë banesës së tij nga Kastriot Gjuzi. Policia këtë vrasje e konsideroi për motive gjakmarrje pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb