TIRANË- Një shtëllungë tymi nga kati i fundit i Kullave binjake në Tiranë ka alarmuar banorët e saj të përditshëm. Zjarri ka rënë mesditën e sotme rreth orës 12:40 tek dy kullat binjake të vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Ndonëse fillimisht u dyshua flakët kishin përfshirë zyrën e avokatit të njohur Maks Haxhia, Policia deklaron se zjarri ka rënë në një kabinë elektrike.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar brenda pak minutash.

Informacion Paraprak
Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb