TIRANE- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazine riciklimi mbetjesh në Kashar të Tiranës. Policia njofton se u sinjalizua për ngjarjen rreth orës 10:00.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se kjo fabrikë është djegur edhe dy herë të tjera dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.

Po ashtu mësohet se për fikjen e zjarrit përveç forcat zjarrfikëseve të Tiranës, janë edhe dy zjarrfikëse të Vorës. Pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve të Vorës dhe të Tiranës, zjarri nuk është mundur që të lokalizohet, ndërsa flakë të mëdha dalin nga fabrika. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë. Sakaq, nga flakët e frikshme rrezikohen edhe biznese që ndodhen aty pranë zonës, pasi situata është problematike.

Ndërkohë, për efekt sigurie, në këtë zonë është ndërprerë energjia elektrike.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
zjrri 6

zjarri 65

zjarri sot

zjarri sot ne kashar

zjrri5
zjarri 5

zjarri 4

zjarri 655

zjarri 2

zjarri kashar
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb