Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e vendimit të UEFA-s për dënimin 10-vjeçar të ekipit korçar.

KAS i ka kthyer përgjigje zyrtare News24, ku thuhet se ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s duke përjashtuar kësisoj Skënderbeun nga ky edicion i Ligës së Kampionëve.

KAS-Skenderbeu

Skënderbeu u dënua 10 vite përjashtim nga kupat e Europës nga UEFA si dhe me 1 milion euro gjobë. Skënderbeu kërkoi nga KAS pezullim të këtij vendimi por me sa duket e ardhmja nuk është e mirë për ekipin korçar.

Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës në këtë edicion. KAS më vonë shqyrton në themel apelimin e Skënderbeut. Në Champions League Shqipëria përfaqësohet me Kukësin. Por sipas vendimit të KAS ekipi i Partizanit shkon në Europa League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb