DURRES-Avokati i njohur Ilia Ilia është dhunuar sot nga persona ende të paidentifikuar para Gjykatës në Durrës.

Avokati është dhunuar jashtë ambienteve të Gjykatës kur sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Ai ka thënë se ishin dy persona që e dhunuan, por nuk i njeh.

Ilia Ilia ka pasur disa çështje te rëndësishme. Ai ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishes.

Dyshohet se avokati është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: