Befasitë në Superligën shqiptare nuk kanë të sosur. Fillimisht ishte Kamza që largoi Ahmataj pak pasi siguroi mbijetesën, më pas Lika që ndërpreu marrdhëniet me Luftëtarin dhe tani Mezani që i jep fund bashkëpunimit me Laçin.

Trajneri vlonjat sipas raportimeve ka ndërprerë marrëdhëniet me konsensus me kurbinasit.

Një fakt ky që pritet të ndikojë jo për mirë te Laçi, i cili tashmë duhet të përgatitet me një tjetër trajner për kupat e Europës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: