FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:10 në fshatin Portëz të Fierit ku një automjet tip ‘Opel’ në pronësi të shtetasit V.P. 54 vjeç ka aksidentuar për vdekje shtetasin Y.A. 55 vjeç.

Fatkeqësisht shtetasi Y.A. banues në fshatin Portëz, ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas informacioneve drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja duke e braktisur mjetin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: