TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Gazetarja Marsela Karapanco raporton për “BalkanWeb” se takimi është zhvilluar në Presidencë dhe ka zgjatur afro 30 minuta.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në fokus të takimit kanë qenë negociatat me Greqinë për çështjen e detit, shfuqizimi i ligjit të luftës nga Greqia si dhe çështje të tjera aktuale.

Ndërkohë grupi i negociatorëve mes dy vendeve vazhdon punën për çështjet e përbashkëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: