CAS ka pranuar sot apelimin e Milan për të luajtur në “Europa League” sezonin e ardhshëm.

“Sky Sport” në Itali shkruan se “djalli” do të ketë mundësinë të marrë pjesë në kompeticionet europiane pavarësisht se UEFA pak kohë më pare e dënoi për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play Financiar”.

Milani në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të nisë një strategji të qartë për sezonin e ardhshëm. Me këtë vendim me siguri shumë ‘yje’ të ekipit nuk pritet të lëvizin.

Ndërkohë pavarësisht se i shpëtoj dënimit ekstrem për Milanin do të ketë disa sanksione, të cilat do të jenë në trajtën e një gjobës apo të një penalizimi më të butë, siç është reduktimi i listës së futbollistëve.

Nëse Apeli i CAS ka gëzuar Milanin kështu nuk mund të themi për Fiorentinën, e cila shpresonte që me dënimin e ‘djallit’ të merrte ajo pjesë në “Europa League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb