UEFA ka bërë një lapsus në publikimin e informacioneve për ndeshjen mes Kukësit dhe Valletës. Ajo quan verilindorët si kampionët e vendit dhe jo Skënderbeun.

Duke qenë se Kukësi merr pjesë në Ligën e Kampionëve, UEFA e ka legjitimuar edhe me titullin kampion në Shqipëri. “Kampionët e Shqipërisë përballen me homologët e tyre maltezë”, është njoftimi në faqen zyrtare të tyre.

faxim

Skënderbeu ka marrë një dënim 10-vjeçar për mospjesëmarrje në Europë dhe tashmë ata po presin vendimin e KAS, pasi e kanë apeluar këtë dënim. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/uefa-shkurorezon-skenderbeun-tani-njeh-kukesin-si-kampion/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb