Tenori i njohur Agim Hushi është bërë personazh në media kohët e fundit, jo për ndonjë arritje profesionale, por për faktin se ka vendosur të braktisë Shqipërinë, i zhgënjyer nga politia dhe ata që qeverisin vendin.

Ndërsa sot ai është shfaqur sërish i irrituar përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. Me sa duket Hushi i drejtohet një femre, që i ka shkruajtur mesazhe në inboksin e tij që pas statusit të largimit nga Shqipëria.

Pa i përmendur emrin, tenori i njohur thotë se është ndjerë i shqetësuar, se e ka bllokuar që ajo të mos i shkruajë më, ndërsa nuk ia kursen një mesazh publik nën emërtimin. “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve”!

STATUSI I PLOTE
Mijra e mijra mesazhe ne inboxin tim…
Kaq shume dashuri dhe urime skam marre gjithe jeten sa kam marre keto dite nga atdhetare dhe bashkekombas te mije; ata qe me kuptuan dhe e ndjejne se ne keto dite te nje barbarie te pafre dhe idiote ajo per te cilen une kam nevoje eshte te mbahem fort tek bindjet e mia dhe mosplotesimi i kerkeses se
“patrioteve te medhej”, : te pergjigjem si ikes, mallkues, dreqi vet!
Dhe nje kurtizane “trime”, “e ditur”, heroine e vagines se saj profesionale te qelbur dhe e nje qumeshti gjiri te prishur qe mund te mekoi vetem monstra guxonte te me shkruante perseri!
E bllokova dhe po i coj kete pergjigje:
Larg meje dhe jetes time!
Je e denuar te vuash helmin e shpirtit tend katran dhe perbuzjes se dhjetra mijra njerzve qe i trondite me monstruozitetin tend duke vjelle kurtizaneri nga gjithe qenia jote prej shtrige cmirzese duke me ngelur me qafe ne menyre absurde, pa asnje te drejte dhe shkak, duke qene ne punen dhe jeten time!
Larg meje se pervec ketyre fjaleve qe me detyrove te nxjerre por qe jane te llojit tend dhe te vetmet qe ti mund te kuptosh; nuk ke shanc ne kete bote te me avitesh ; e aq me pak te me prishesh humorin dhe lumturine e arritjeve te mia, te cilat ti as me teleskop nuk do kesh shanc ti prekesh ti dhe kurtizaneria e llojit tend!.
Larg jetes dhe drites time te miresise njerzore me te cilen Zoti me ka mbrujtur!
Larg dashurise time te quajtur Shqiperi dhe artit tim qe prodhon humanizem dhe frymezon shqiptarizen.
Mallkuar qofsh ne mbreterin tende te ligësisë!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb