Te Vllaznia duhet që të gjejnë një trajner për dy ndeshjet e mbetura të sezonit, ku Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Kukësit dhe në transfertë ndaj Skënderbeut.
Alternativë për t’u ulur në stolin e ekipit në këto dy përballje është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që ka bërë një punë të mirë te skuadra e dytë. Kraja ishte dje i pranishëm në stadium, ku ndoqi nga afër përballjen ndaj Partizanit.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/largimi-i-gjokes-ja-kush-pritet-te-jete-trajneri-i-ri-i-vllaznise/
(BalkanWeb)