Pas incidentit që ndodhi gjatë ceremonisë së 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj largoi me dhunë prej aty një zonjë të pranishme nga Shqipëria, vjen reagimi i ashpër i Rrjetit të Grupeve të Grave.

Igballe Rogova, në një prononcim për emisionin Frontal, në T7 deklaroi se nëse Haradinaj nuk kërkon falje, ata do të bëjnë një peticion ku do të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Po ashtu Rogova lëshoi edhe një deklaratë të fortë kundër Haradinajt, ndërsa tha se ky i fundit ka treguar dominimin patriarkal, ndërsa shtoi se dyshon që ai ka të njëjtën sjellje edhe në familje.

“Na ka turpëruar të gjithë ne qytetarëve të Kosovës, ndaj duhet të bëjë diçka shumë shpejt. Sepse vërtetë e tregon se si po ndërtohet ky shtet. Me një kryeministër që po vepron ashtu, është një vepër patriarkale. Tash kam dyshime të miat se si sillet ai në familje. Me u pa një reagim i tillë në një manifestim shumë zyrtar, është turp. Ai duhet të ftojë këtë zonjë në një takim dhe t’i kërkojë falje. Ne do të bëjmë një peticion dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij”, tha ajo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: