TIRANE – Kush ia bën fotot? Kjo është pyetja e të gjithëve sa herë shohim personazhe të njohur që udhëtojnë gjithmonë “vetëm”, pushojnë vetëm dhe dalin në foto vetëm.
7cdefd6f73cc37e0de470ae58e30b14f
Dyshimet shtohen edhe më shumë kur, pa dashje, pas aparatit apo pas xhamit të syzeve duket një hije. Ledri Vula pas një sezoni të ngjeshur veror me koncerte brenda dhe jashtë kufijve, reperi ka gjetur pak kohë për të marrë pushime vjeshte dhe të niset drejt Kalifornisë.
3f385541749f70d5eb402c20886ca8e0
Dukej vetëm të paktën, nga fotot e postuara në Instagramin e tij. Por në një foto tjetër të siguruar nga Lajmi.net, Ledri duket të jetë i shoqëruar nga një vajzë. Nuk dihet nëse reperi ka nisur një lidhje të re apo vajza në foto është rastësore.

Megjithëse është vënë shpeshherë në qendër të mediave për romancat e tij, Ledri ka preferuar ta mbajë gjithmonë jashtë kureshtjes së publikut jetën e tij private.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: