Michael Veley, turist amerikan dhe i sëmurë me kancer zgjodhi Venecian si udhëtimin e tij të fundit në këtë jetë, gjatë të cilit i vodhën portofolin.

“Ky është udhëtimi i fundit me bashkëshorten time. Jam i sëmurë me kancer dhe po vdes.”

Fjalët drejtuar hajdutit që i mori paratë ishin shkruar në një letër, e cila më pas u fotografua dhe u publikua nga “La Nuova di Venezia e Mestre”.

Turisti u grabit në fillim të qëndrimit të tij në Venecia, ndërkohë që udhëtonte në një avullore, e cila drejtohej për nga qendra e Venecias.

“Më ke lënë pa para dhe pa kartë kredit – vazhdon letra e dërguar në polici-imagjino vetëm për një moment se çfarë i ke shkaktuar viktimës tënde”.

Vjedhje të tilla janë të shpeshta mes turistëve të cilët çdo ditë mbushin qytetin lagunor.

Me të mbërritur në në sheshin San Marco, Veley denoncoi ndodhinë tek forcat e rendit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: