Vendimi i trajnerit gjerman, Joakim Lëv, për të lënë jashtë kombëtares talentin e Mançester Sitit, Leroi Sane, ishte një nga më të kritikuarit nga shtypi gjerman. Gjithsesi, edhe pas dështimit në Rusi, Lëv do vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë.

Por, është vetë Leroi Sane, i cili në një intervistë për Sky Sports, zbardh prapaskenat për këtë vendim nga ana e trajnerit. “Kam folur me Jogin për këtë gjë. Sigurisht që e pranova atë vendim. Më dha arsye të mira për ta pranuar, dhe gjithçka ishte në rregull. Ishte për të ardhur keq që u eliminuan që në grupet e Botërorit, mendoj se është diçka e vështirë ta përballosh këtë.” – deklaroi Sane.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/lev-e-la-jashte-boterorit-talenti-gjerman-tregon-biseden-me-trajnerin-folem-dhe-ai-me-dha/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb