Liam Hemsworth që i jep makinës dhe Miley Cyrus pranë duke qeshur dhe duke bërë shaka, në një video të publikuar në Instastory nga aktori. Krizë e kaluar apo s’ka ekzistuar asnjëherë? Pas zërave të ditëve të fundit që flisnin për ndarjen e tyre të dy shfaqen më të dashuruar se asnjëherë. Cifti gjithashtu është parë teksa mbërrinin së bashku në aeroportin e Nashville, sipas asaj që raporton The Sun.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat kohëve të fundit çifti ishte në krize për shkak të mosmarrëveshjeve për martesën dhe për dëshirën e Liam për tu bërë baba.
Miley duket se nuk ndjehet ende gati për hapin e madh.

Disa ditë më parë aktori kishte ndarë një foto teksa i binte saksofonit, më pas një tjetër video që përgënjeshtron se çifti është në krizë, ku shfaqen duke qeshur e duke bërë shaka. Këto skena tregojnë që të dy janë akoma të dashuruar dhe shkojnë mirë me njëri-tjetrin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb