Katër klube shqiptare mbajnë “frymën” dhe luten për fat më 19 qershor, ditën kur në Nion të Zvicrës UEFA do të hedhë shortin për turin e parë të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

Me Skënderbeun e dënuar nga UEFA dhe në pritje të vendimit të KAS-it, aktualisht qeveria e futbollit europian njeh Kukësin (e mbylli kampionatin në vendin e dytë) si skuadrën që do të marrë pjesë në Champions, duke e nisur nga turi i parë. Nga ana tjetër, tri ekipet e kualifikuara në Ligën e Europës dhe të renditura respektivisht në vendet 3, 4 dhe 5 në kampionat janë Luftëtari, Laçi dhe Partizani.

luftetari-laci1-470x258

Nëse KAS pezullon vendimin e UEFA-s, duke i dhënë të drejtën Skënderbeut të marrë pjesë këtë sezon në Champions, atëherë klubi që digjet është Partizani. Megjithatë, duke iu referuar situatës aktuale dhe në bazë të koeficienteve që kanë klubet shqiptare, Kukësi fërkon duart, pasi është në vazon e skuadrave dhe mund të peshkojë rivalë të kalueshëm.

partizani1-470x313

Nga ana tjetër, në vazon jo të dëshiruar për Ligën e Europës janë Luftëtari, Laçi dhe Partizani, që duhet të kenë shumë fat në short, pasi rrezikojnë të luajnë me disa klube “big” të Europës

LIGA E EUROPËS

Kopenhagen, Maribor, Makabi Tel Aviv, Partizan Beograd, Molde, Dinamo Minks dhe Leh Poznan. Janë këto klubet “big” që ekipe si Luftëtari, Laçi dhe Partizani duhet të evitojnë në shortin e 19 qershorit. Interesant është fakti se klubet shqiptare të kualifikuara në Ligën e Europës mund të përballen me bjellorusët e Shakhtjor Soligorsk, ku luan Elis Bakaj, por gjithashtu Osijekun e Eros Grezdës.

Rivalet

Nga grupi i skuadrave të vazos I, të preferuara për ekipet shqiptare mund të jenë Rabotniçki në Maqedoni apo Mlladost Podgorica në Mal të Zi. Edhe Domzhale ku luan Rubin Hebaj duket një skuadër e pranueshme.

http://www.panorama.com.al/sport/liga-e-europes-ja-rivalet-e-mundshem-te-luftetarit-lacit-dhe-partizanit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb