Në Parlamentin e Maqedonisë u votua Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Një vendim të tillë e ka përshëndetur edhe ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demeriaj. Sipas tij miratimi i gjuhës shqipe erdhi si pasojë e rritjes së fuqisë politike, ekonomike dhe diplomatike të shqiptarëve atje.

Në një status në Facebook, Demiraj shkruan se “nese te gjithe shqiptaret do te ishin te bashkuar kudo ku jetojne dhe nese do kishin qeverisje me kombetare, te pakorruptuar dhe serioze qe do te mendonte se pari per Kombin dhe popullin e tyre, atehere dhe niveli i jeteses se tyre dhe integrimi ne BE do ishte bere me kohe”.

Statusi i plotë

Te nderuar bashkekombas!

Miratimi ne FYROM i gjuhes shqipe eshte nje hap i madh dhe i rendesishem, i cili padyshim qe eshte i vonuar por erdhi jo si deshire e maqedonasve , por vetem si pasoje e rritjes se fuqise politike, ekonomike dhe diplomatike te Shqiptareve atje dhe jo vetem.

Nese te gjithe shqiptaret do te ishin te bashkuar kudo ku jetojne dhe nese do kishin qeverisje me kombetare, te pakorruptuar dhe serioze qe do te mendonte se pari per Kombin dhe popullin e tyre, atehere dhe niveli i jeteses se tyre dhe integrimi ne BE do ishte bere me kohe.

Suksese vellezerve ne FYROM dhe se shpejti per here te pare dhe me nje President Shqiptar. DD.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb