TIRANE – Analisti Fatos Lubonja i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për kthimin e ligjit për Teatrin në Kuvend nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Sipas Lubonjës, Teatri mbetet simbol pasi pas prishjes së tij fshihet diçka më e madhe që është metoda e grabitjes së pronës publike.

“Teatri mbeti si simbol se aty është më e gjerë se teatri, se aty është metodë grabitje e pronës publike. Për Presidentin, duhet të komentohen 9 pikat e tij. Janë këto pika që kërkojnë debat të thellë, ata ngrenë debatin se si ka mundësi që ne qeverisemi nga njerëz që shkelin në mënyrë kaq flagrante Kushtetutën.  Do ishte kulmi sikur Meta të mbyllte sytë dhe të kalonin një ligj të tillë.

Sikur të ishim vend normal e të kishim institute të besueshme, kjo do ishte gjëja më normale të kishim në demokraci. Por ne kemi ndërtuar arrogancën e blerjen e njerëzve. Besoj se zullumi po trashet shumë. Kosto politike e teatrit është shumë e madhe. Dhe këta që e kanë firmosur kanë gjetur një alibi, thonë që asnjë centimetër s’do t’i merret Teatrit. Por lindin pyetje e ndoshta këtu kemi të bëjmë me një mashtrim. Si për fasadën e stadiumit Qemal Stafa” tha Lubonja.

Analisti gjithashtu tha se publikut nuk i është bërë transparent asnjë projekt për Teatrin, duke bërë gjithçka në fshehtësi.

“Flasim për metodën e qeverisjes së Edi Ramës, këtu janë tejkaluar të gjitha institucionet. Vendimi është marrë përpara se të bëheshin të gjitha këto. Ata i fusin një rrethim atje, s’lenë njeri të futet, s’dinë ata konkurse, apo konsultime me publiken. Me këtë rastin e Teatrit, ata zhveshin edhe fasadën e fundit që duan ta mbulojnë, fasadën e një vendimmarrjeje demokratike.

Veliaj nuk ka asnjë të drejtë, por është në lojën e propagandës, se Erion Veliaj, na e shet sikur është e mirë ajo që ndodhi me parkun e liqenit. Por parku është urbanizim i pyllit të liqenit, i kanë futur rrugica, fusha e parqe, dhe kujtojnë se i thonë shqiptarëve budallenj që shi sa i mirë që është, por ky urbanizimi me parqe duhet të ndodhë në qytet, aty mes pallateve,” u shpreh Lubonja.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: