TIRANE- Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të dytë të dikatorit komunist, Enver Hoxha, në një intervistë për Panoramën, ka komentuar edhe arrestimin e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

E pyetur se si është ndjerë kur mori vesh arrestimin e nipit si pjesë e grupit të trafikut të kokainës në kuadër të dosjes “Xibraka”, Liliana nuk e ka fshehur turpin, madje ka thënë se po të ishte djali i saj do ta dënonte.

“U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht”.

Ne intervistën e botuar në Panorama Liliana akuzoi edhe vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxhën, dhe Ramiz Alinë si autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.

Si u ndjetë kur mësuat se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar si pjesë e një grupi trafiku të kokainës?

U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb