Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan denoncon “fushata” ndërkombëtare që duan të godasin vendin e tij dhe fton qytetarët të mos kapen nga paniku pas rënies së fortë të Lirës turke në tregjet e valutës.
“Mos harroni së nëse ata kanë dollarë, ne kemi njerëzit tanë, të drejtën tonë, Allahun tonë”, tha Erdogan.

Sipas Bloomberg, lira turke ka prekur një tjetër minimum historik dhe ka humbur sërish 13.5% ndaj dollarit amerikan.

Rënia e monedhës turke vazhdoi gjatë natës ndërkohë që tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë në rritje, por edhe shqetësimet mbi ekspozimin e tepërt të kreditorëve në zonën e BE, të zbuluar nga Financial Times.

Pas një rënieje të madhe të enjten, kur monedha turke arriti të shkonte në 5.4 për një dollar (dhe 6.3 lira për një euro), normat e këmbimit gjatë natës regjistruan një rrëshqitje të mëtejshme prej 5%.

Tregu i këmbimit valutor penalizon lirën pas vizitës së një delegacioni turk në Ëashington, i drejtuar nga Zëvendësministri i Jashtëm Sedat Onal: qeveria turke shpresonte se do të ndihmonte në afrimin e palëve në një numër çështjesh, duke përfshirë arrestimin e pastorit amerikan Andrew Brunson dhe sanksionet ndaj Turqisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: