NGA KLODJANA HAXHIAJ

DURRES- Avokati i Durim Keçit, i konsideruar i forti i Shijakut, ka folur për lirimin e klientit të tij. Në një intervistë për “News 24”, avokati penalist nga Durrësi Ilia Ilia është shprehur se klienti i tij bëri njohje të vendimit të marrë nga drejtësia italiane.

“Në njohje të vendimit nga gjykata e Durrësit rezultoi se Keci e kishte kryer dënimin për të cilin u akuzua dhe u dënua nga drejtësia italiane”, tha avokati.

Ilia Ilia thekson se klienti i tij ishte një prej 165 personave nga Shijaku të arrestuar brenda një nate nga drejtësia italiane në kuadër të operacionit të koduar “Kanun”.

“Të gjithë të arrestuarit e të dënuarit e drejtësisë italiane nuk kanë patur gjykim të drejtë”, tha avokati mbrojtës.

Avokati Ilia Ilia tregon edhe si u përllogarit dënimi për klientin e tij që fitoi lirinë rreth tre javë më parë.

“Klienti im ishte dënuar me 9 vite e 7 muaj burg nga gjykata italiane, dhe klienti im bëri njohje të vendimit. Gjykata shqiptare e njohu dënimin në masën 8 vite e 9 muaj burgim, kjo pasi vendimi kishte përmbajtje raciste, nuk i qëndron provave. Durim Keçi është liruar më 19 dhjetor të 2005. Ka kryer 8 vite e 9 muaj burgim”, tha avokati Durim Keçi.

Sipas tij, pala italiane është tërhequr nga ekstradimi i personave të shpallur në kërkim nga Interpoli, duke lënë në fuqi njohjen e vendimit nga gjykata shqiptare.

Në tre muajt e fundit të 2017 në Durrës u arrestuan 9 persona për llogari të drejtësisë italiane.

“Asnjë prej tyre nuk është ekstraduar deri tani në Itali, pasi pala italiane nuk dëshiron që të dënuarit shqiptarë të vuajnë dënimin atje, por mjaftohet me njohjen e dënimit nga gjykata shqiptare”.

Avokati mbrojtës Ilia Ilia i ka kujtuar gjykatës operacionin e policisë italiane të quajtur “Kanun” në zonën e Bergamos në Itali, ku brenda një nate u arrestuan rreth 140 banorë të Shijakut, që sipas tij u montua një gjyq manipulator dhe diskriminues ndaj shqiptarëve aso kohe. Avokati i kërkoi gjykatëses të lërë të lirë klientët që sipas tij nuk paraqesin rrezikshmëri, asnjë rrezikshmëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb