Ushqimet që nuk duhet të lahen para gatimit
Nëse keni zakon të përgatitni gjithçka dhe i lani para gatimit, duke menduar se ju do të liroheni nga bakteret mendoni përsëri. Këto ushqime nuk duhet të vijnë në kontakt me ujin para përdorimit, transmeton ksp.

Pula
Zakonisht, para gatimit, lani mishin e pulës? Ky është një zakon i keq, pasi mund të kontaminoni mishin.

Mishi i kuq
Lagështia shtesë në çdo pjesë të mishit të kuq mund të ndryshojë shijen. Ngjashëm me mishin e pulës, mos e lani para gatimit.

Sallata
Nëse zgjidhni zarzavate të paketuara dhe në to shkruan se është gati për përdorim, atëherë bëni të njëjtën gjë edhe në kuzhinë. Ju kurseni kohë, ujë dhe nuk do të arrini asgjë duke larë më shumë. Ekspertët e përgatitjes së ushqimit thonë se duke përzier me produkte të tjera të larjes, ju do të rrezikoni vetëm higjienën e një produkti të pastër.

Kërpudhat
Ashtu si mishi, edhe kërpudhat ndryshojnë strukturën dhe shijen nëse i lani. Kur i blini në treg, sipërfaqja e tyre tashmë është e pastër. Kërpudhat jashtëzakonisht thithin lëngun dhe kur i zhytni ato në ujë bëhen si gomë dhe ndryshojnë shijen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: