Teuta është rikthyer të fitojë në Superligë pas 10 ndeshjesh dhe këtë e ka bërë në Kamëz kundër skuadrës së Ramazan Ndreut. “Djemtë e Detit” ndëshkuan dy herë miqtë me anë të Beqjas në minutën e 15-t dhe Latif në të 78-n para se Raçiç të shkurtonte diferencat në minutat shtesë.

Me këtë rezultat, 1-2, Teuta i jep fund ecurisë negative dhe njëkohësisht duke përfituar nga humbja e Vllaznisë afrohet shumë me zonën që të shpëton nga rënia e kategorisë.

Durrsakët renditen të 9-t me 21 pikë, vetëm 1 më pak se Vllaznia e vendit të 8-t që aktualisht është jashtë zonës së ftohtë.

Kamza 1-2 Teuta

90+2′ Raçiç / 15′ Beqja, 78′ Latif

Minutë pas minute

90+3’ Përfundon ndeshja

90+2’ Raçiç shkurton diferencën me penallti

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Provojnë vendasit të rrezikojnë për të hapur ndeshjen në këto minuta të fundit por nuk kanë qartësinë për të rrezikuar portën kundërshtare.

80’ Ymeri gjendet në pozicion të favorshëm ballor dhe gjuan me shpejtësi drejt portës, por Moçka pret i qetë goditjen ballore.

78’ GOOOL Teuta. Shënon Latif. Sulmuesi tregohet i vëmendshëm pas një aksioni me shumë pasime të skuadrës së tij duke dërguar topin në rrjetën e Gjonikajt.

73’ Vendasit pretendojnë për një prekje topi me dorë të Lakjthisë në pranë zonës, por Meta nuk jep penallti

65’ Një mundësi e mirë shënimi edhe për vendasit. Goditja e dënimit e Imerit kalon pasqyrën e portës mes katër futbollistëve të ekipit vendas që nuk arrijnë ta devijojnë në rrjetë.

64’ Rast i shkëlqyer për të dyfishuar për Teutën. Aksion i shpejtë në të djathtën i Gjeorgjievskit pas një kundërzbritje të Çyrbjes dhe pasim thuajse perfekt për Latif në shtyllën e dytë, ku sulmuesi nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë.

62’ Goditje nga këndi në të majtën e sulmit për vendasit. Topi harkohet në zonë ku Ymeri devijon me kokë, por nuk gjen kuadratin.

61’ Lëviz edhe pankina e durrsakëve, aktivizohet Bilali në vend të Alhasan.

56’ Rezi shfaqet para portës kundërshtare dhe tenton me një goditje drejt kuadratit, por sfera devijohet dhe përfundon qetësisht në duart e Moçkës.

53’ Kamza duket në kontroll të plotë në pjesën e dytë, me sulme të njëpasnjëshme, por pa shqetësuar shumë Moçkën.

46′ Pjesa e dytë sheh vendasit të bëjnë menjëherë dy zëvendësime, me Filin e Rezin që futen në fushën e lojës.

46′ Nis pjesa e dytë

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e miqve.

45’ Jepen dy minuta shtesë.

42’ Imeri provon të barazojë shifrat me një gooditje të fortë nga jashtë zonës, por tentative është shumë qendrore dhe Moçka kontrollon pa problem

38’ Goditje dënimi nga e djathta e Çyrbjes, sfera përfundon te Hila në zyrje të zonës ku mesfushori lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta. Gjonikaj devijon në mënyrë vendimtare sferën mbi traversë duke evituar golin e dytë.

32’ Pas një aksioni nga e djathta, topi harkohet në qendër por tentativa e Raçiç është e lehtë dhe përfundon në duart e Moçkës. Sulmuesi i Kamzës pretendon se është rrëzuar nga Shkalla, por Meta ban shenjë që loja të vazhdojë.

28’ Aksion i shpejtë i Gjeorgjievskit në të djathtën ku Teuta gjen vazhdimisht hapësira. Por pasimi i tij në qendër nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

25’ Plaku mundohet të hyjë në zonë për të rrezikuar katërkëndorin e durrsakëve, por mbrojtja largon rrezikun duke mos i dhënë kohë të godasë.

24’ Top i gjatë i Çyrbjes nga e djathta për Alhasan, i shtyrë drejt sulmit në krahun tjetër, por vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje.

20’ Shton trysninë Kamza, e goditur nga ky gol i shpejtë i skuadrës durrsake. Fukui provon me goditje nga e majta, por topi kalon shumë mbi traversë.

17’ Shtohen reshjet e borës, ndaj gjyqtari Meta udhëzon që nga ky moment ndeshja të luhet me topin e kuq.

15’ GOOOL Teuta. Kundërzbritje e shpejtë e Beqjas në krahun e majtë duke gjetur të pavendosur mbrojtjen kundërshtare dhe mposhte Gjonikajn me një gjuajtje që ndalet në rrjetë. 0-1

10’ Shumë lëvizje në mesfushë nga të dy skuadrat, por deri tani nuk ka pasur asnjë rast të mirëfilltë shënimi nga dy ekipet.

4’ Lajthia pason për Hakajn, i cili shfaqet i vetëm para Gjonikajt, por aksioni ndalet pas një sinjalizimi për pozicion jashtë loje.

1’ Fillon ndeshja me topin e parë nga qendra të skuadrës së Teutës./ Vip Sport

Formacionet zyrtare

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Imeri, Ymeri, Fukui, Plaku, Raçiç.

Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Alhasan, Çyrbja, Lajthia, Latif.

Trajner: G.Begeja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: