Përballja e mbijetesës mes Teutës dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 29 të Superligës është mbyllur me fitoren e pastër 2-0 të durrsakëve. Një trepikësh i cili merr vlera të jashtëzakonshme për ‘djemt e detit’ të cilët i bashkëngjiten shkodranëve në vendin e 8-t me 33 pikë.

Nga ana tjetër kjo humbje djeg shumë në kampin shkodran pasi përveçse është ndaj një kundërshtari direkt, e çon Vllazninë buzë greminës.

Me Lushnjën e dorëzuar prej kohësh në 7 javët e fundit pritet të jetë një garë e ashpër për të siguruar mbijetesën. Përveç Teutës dhe Vllaznisë rrezikon shumë edhe Kamza, e cila ka 1 pikë më shumë se 2 rivalet e saj.

Teuta 2-0 Vllaznia

32′ Hrkaç/

Minutë pas minute

90+5′ Pëfundon takimi

90’ 5 minuta shtesë.

88’ Faull nga Mersini në mesin e fushës, merr edhekartonin e verdhë.

86’ Edhe Begeje bën ndërrimin e tretë. Del nga fusha Dediç, futet Bilali.

82’ Gjoka kryen edhe zëvendësimin e tretë dhe të fundit. Malota futet për Krymin.

77’ Orelesi ndëshkohet me karton të verdhë për një bërryl në fytyrë ndaj Hakajt.

75’ Ndërrimi i parë në radhët e durrsakëve. Alhasan largohet për Mustafov.

68’ Edhe Kalaja në fushë për shkodranët, largohet Tafili.

67’ Aksion i shpejtë i shkodranëve, me Ribajn dhe Çinarin, në fund topi shkon tek Sukaj, por ky i fundit bllokohet.

66’ Tafili nga një goditje e lirë nga shumë larg portës, provon direkt por pa probleme për portierin e Teutës.

62’ Çinari i sapo futur provon nga distanca, por topi drejt e në duart e Moçkës.

60’ Dediç provon nga goditja e dënimit, por topi kthehet në hyrje të zonës nga shkodranët. Më pas, Çyrbja godet përsëri, por jashtë portës.

59’ Lëvizja e parë e Gjokës. Nxjerr Likën, në fushë Çinari.

52’ Sukaj tenton nga hyrja e zonës, por pa sukses.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45+2’ GOOOL Hakaj. Latif bën një depërtim të bukur në mbrojtjen e shkodranëve, godet por Sherri pret në tentativën e parë. Më pas, Hakaj që ndjek aksionin me portën e boshatisur, nuk fal.

45′ Dy minutan shtesë

36’ Gjorgjevski ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Ribajt.

32’ GOOOOL Hrkaç shënon me kokë pas një goditje këndi, ku përfiton edhe nga një dalje jo e mirë e Sherrit.

30′ Minuta të qeta. Loja është përqendruar në mesfushë dhe mungojnë aksionet sulmuese nga të dyja ekipet.

20’ Latif shërben për Hilën në hyrje të zonës, por topi ndalet nga mbrojtja shkodrane.

19’ Tjetër tentativë, po nga jashtë zone e Vucajt, këtë herë topi përfundon larg portës.

16’ Sukaj godet me majën e këpucës, në mënyrë të pavullnetshme, Çyrbjan. Fair-play i shkodranit që ndal lojën, dhe lojtarit të Teutës i duhet ndihma mjekësore.

15’ Vucaj godet përsëri, këtë herë pothuajse nga mesi i fushës, por Moçka pozicional.

14’ Përplasje mes Çyrbjes dhe Mersinit, arbitri maltez akordon faull për durrsakët. Proteston Gjoka.

12’ Krymi provon me një goditje nga shumë larg zonës, por topi shkon mbi traun e portës së Moçkës.

11’ Top i gjatë për Ribajn, por Moçka del nga kuadrati dhe spastron me kokë.

8’ Vucaj provon nga distanca, por gjuajtja e tij është qendrore dhe e lehtë për Moçkën.

4’ Ribaj avancon bukur nga krahu i majtë, shërben në qendër për Sukajn, por goditja e shkodranit lë për të dëshiruar, pasi përplaset në tokë.

1′ Nis ndeshja në Durrës

Në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet përballja shumë e rëndësishme e javës së 29 të Superligës mes Teutës dhe Vllaznisë e cila vlen mbijetesën.

Dy skuadra vijnë me 3 pikë diferencë nga njëra-tjetra dhe një fitore sot përcakton shumë për fatin e tyre. Momentalisht Teuta është e rënë pasi pozicionohet në vendin e 9-t dhe sot dotë jetë ajo që do të kërkojë me patjetër fitoren.

Shkodranët mund të kënaqen edhe me një barazim, por më pas e sigurtë është që gjithçka mbetet për t’u zgjidhur.

Formacionet zyrtare

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, Bilali, Hrkaç, Hakaj, Alhsan, Hila, Çyrbja, Beqja, Dediç, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Krymi, Lika, Tafili, Vucaj, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtar: Malkolm Spiteri (Maltë)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb