Përballja mes Luftëtarit dhe Teutës e vlefshme për javën e 28 të Superligës është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Edhe pse të dy skuadrat kërkonin me ngulm 3 pikët në përfundim të 90 minutave nuk është shënuar asnjë gol, rezultat ky që i jep 1 pikë secilës skuadër.

Gjirokastritët u treguan më këmbëngulës, madje duke krijuar edhe disa raste të pastra, por saktësia para porte mungoi. Nga ana tjetër më e lumtur me këtë rezultat ishte Teuta e cila pas fitores së Vllazninë duhet t’i bëjë mirë llogaritë pasi ndodhet në një pozicion shumë delikat.

Pas 28 javësh kampionat Luftëtari renditet në vendin e 5-t me 41 pikë, ndërsa Teuta e 9-a me 30-t pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të 8-t.

Luftëtari 0-0 Teuta

Minutë pas minute

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Moçka bën shpëtimtarin duke i mohuar goli Jakojleviçit, pas gjuajtjes me kokë nga brenda zonës. Reagimi i portierit, fantastik.

82′ Zëvendësim te Luftëtari. Largohet Ramadani vendin e tij e zë Aurelio.

81′ Zëvendësim te Teuta, largohet Alhasan në vend të ti Arsid Kruja.

73′ E pabesueshme çfarë humbet Luftëtari. Pas një topi të korsuar nga Abazaj, topi grushtohet nga Moçka dhe mbetet në zonë. Bregu dhe Jakovljeviç i prishin punë një tjetrit, duke penguar një gol të sigurt.

64′ Miqtë kërkojnë të befasojnë Luftëtarin me anë të Hrkaç, gjuajtja me kokë ka përfunduar jashtë kuadratit.

58′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë. Humbet sfidën ndaj Laçit.

57′ Zëvendësim i parë te Luftëtari, largohet Rroca, vendin e tij e ze Donald Rapo.

54′ Teuta prvon të rrezikojë nga një goditje këndi me anë të Shkallës, topi është ndalur nga portieri Athanasopulos.

50′ Rasti i parë në pjesën e dytë, teksa Shkurtaj ka kaluar bukur Shkallën në krahun e majtë, por në momentin kur pritej pasimi i tij përfundimtar, sulmuesi ka gabuar gjithçka, ndërsa Abazaj priste vetëm të shtynte topin drejt rrjetës.

46′ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë pa gola në Gjirokastër

39′ Kundërsulm vrasës i Luftëtarit, traversa i mohon golin e avantazhit Dejvi Bregut.

34′ Luftëtari mbetet në sulm, Bregu provon nga goditja e dënimit por pret Moçka.

31′ Luftëtari hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Shkurtaj i vetë përballë Moçës ka shpërdoruar një shans të artë. Ndërkohë gjirokastritët kërkojnë edhe 11-metërsh.

24′ Amadu provon me një kthesë të rrezikshme, topi përfundon jashtë kuadratit.

9′ Përsëri Luftëtari në sulm. Topi është larguar nga Hrkaç në goditje këndi.

1′ Menjëherë në sulm Luftëtari. Pas një gabimi në vendosje të Shkallës, Shkurtaj nuk arrin të mposht Moçkën edhe pse gjendej i vetëm përballë tij.

1′ Ka nisur takimi në Gjirokastër

Kampionati shqiptar ka hyrë në fazën finale ku shumë ekipe do të kërkojnë të përmbushin objektivat e tyre dhe për këtë arsye sot në Gjirokastër pritet një duel i fortë mes Luftëtarit dhe Teutës.

Vendasit në këtë takim kanë hapur portat për tifozët pasi në një ndeshje të tillë delikate ku kërkohem 3 pikët për të shkuar në Europë, mbështetja e lojtarit të 12 është e domosdoshme.

Gjirokastritët vijnë pas një fitoreje kundër Lushnjës dhe nuk duna kurrsesi ta ndalin hapin, ndërsa në krahun tjetër Teuta ka të njëjtin synim, 3 pikët, por objektivi është të sigurojnë qëndrimin në Superligë.

Durrsakët vijnë pas 2 fitoresh radhazi, kundër Lushnjës dhe Laçit.

LUFTËTARI-TEUTA ORA 14:00

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rrapa, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Shkalla, Hakaj, Beqja, Hila, Çyrbja, Dediç, Alhasan, Latif. Trajner: Gentjan Begeja

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Redvan Shaba, Laver Alla

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb