Laçi është kthyer te fitoret pas 5 ndeshjesh dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mundur Skënderbeun me përmbysje. Skuadra ka zhvlerësuar 2 golat e parë të realizuar nga korçarët duke e mbyllur takimin me shifrat 3-2.

Takimi u zhbllokua në minutën e 31-t me Soëe, ndërsa pas vetëm 8 minutash sulmuesi i Skënderbeut shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin. Laçi do të rizgjonte shpresat për pikë në fundin e pjesës së parë, me Bruno Lulajn që ngushtoi diferencat.

Fraksioni i dytë i lojës do të fliste i gjithi për Laçin. Skuadra kurbinase fillimisht me Rexhinaldon do të barazonte shifrat në minutën e 53-t, ndërsa në të 63-n po me sulmuesin mozambikas do të kalonte në avantazh, duke bërë një përmbysje të çmendur.

Pas 32 javësh kampionat Skënderbeu renditet renditet i pari me 69-t pikë, 8-t më pak se Kukësi i vendit të dytë. Ndërsa Laçi renditet i 5-i me 46-t pikë, po aq sa Partizani i vendit të 4-t.

Laçi 3-2 Skënderbeu

45+1′ Lulaj, 54′, 62′ Rexhinaldo / 31′, 39′ Sowe

Minutë pas minute

Përfundon takimi.

90+2′ Sabjen Lilaj provon me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

90+1′ Zëvendësim i fundit te Laçi, largohet Rexhinaldo, në fushë Zogaj.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Rexhinaldo provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

84′ Zëvendësim te Laçi, largohet Uzuni i dëmtur, në fushë Redon Xhixha.

68′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nika, në fushë Jonuzi.

65′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Dita, vendin e tij e zë Demte.

62′ GOOOOOOL Laçi 3-2. Përmbysje e çmendur. Pas një sulmi të shpejt, Rexhinaldo në pika e penalltisë, ka përfituar nga prekja e Uzunit dhe e ka pasur shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë.

60′ Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Xhejms.

59′ Bruno Dita provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

54′ GOOOOOL Laçi 2-2. Rexhinaldo ka barazuar shifrat pas një krosimi nga këndi të Uzunit, sulmuesi ka gjuajtur saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën e Teqjes.

50′ Mundësi e artë për Laçin, Rexhinaldo dhe Nika nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë.

49′ Pas një lëvizje mjaft të bukur nga e majta, i sapofuturi Gripshi hyn në zonë dhe gjuan, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

46′ Pjesa e dytë nis me 2 zëvendësime të detyruara për Skënderbeun. Largohen Muzaka dhe Shehi, në fushë Gripshi dhe Teqja.

45+2’ Përfundon pjesa e parë

45+1′ GOOOOOOL Laçi 1-2. Bruno Lulaj, ndëshkon ish-ekipin e tij, me një gjuajtje të saktë me kokë, pas krosimit nga e djatha, duke hapur sërish takimin.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ GOOOOOL Skënderbeu 0-2. Pas një përgjumje të mbojtjes së Laçit, Ali Soue, nuk ka folur, duke ndjekur aksionin dhe duke dyfishuar shifrat. Goditje e rëndë për Laçin.

31′ GOOOOOL Skënderbeu 0-1. Ali Soue nuk ka falur kësaj here, teksa i vetëm përballë portierit Selmani, pas asistit fansntastik të Lilajt, ia ka kaluar topin poshtë këmbëve.

24′ Provon edhe Uzuni, por gjuajtja e numrit 10-të, përfundon jashtë kuadratit.

24′ Provon edhe Uzuni, por gjuajtja e numrit 10-të, përfundon jashtë kuadratit.

22′ Kundërpërgjigje Laçi me Rexhinaldon, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Shehi, i cili bën një pritje spektakolare, duke i mohuar golin vendasve.

16′ Një tjetër mundësi e artë për Skënderbeun me anë të Soue, por ka shpëtuar për mrekulli porta e Selmanit. Fangaj ka larguar topin në vijën fatale. Rasti më i mirë për korçarët.

10′ Pranë goli Skënderbeu me Soue, por gjuajtja e sulmuesit është devijuar nga mbrojtësit e Laçit në goditje nga këndi.

4′ Provon Kallaku me një gjuatje, topi përfundon jashtë kuadratit.

2′ Mundësi shënimi për Xhejms, por gjuajtja e sulmuesit të Skënderbeut është ndalur nga Selmani.

1′ Nis sfida në Laç

Formacionet zyrtare

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms.

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: