Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 3-2 sot kundër Kukësit në “Niko Dovana” në takimin e vlefshëm për javën e 33 të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Begeja e nisi në malore takimin pasi Guri në minutën e 16 realizoi për skuadrën mike. Gjithsesi festa e verilndorëve nuk zgjati më shumë se 5 minuta pasi durrasakët shënuan me Hilën, i cili nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Çyrbja do të përmbyste shifrat duke kaluar në avantazh Teutën. ‘Djemtë e Detit’ do ta nisnin fraksionin e dytë të lojës aty kua lanë të parën, me Hrkaç që trefishoi kundër Kukësit. Verlindorët u përpoqën të reagonin por goli i dytë i Gurit vleu sa për statistikë.

Me këtë fitore Teuta renditet e 8-a me 40-t pikë, ndërsa Kukësi i dyti me 62 pikë, 11 më pak se Skënderbeu kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur. Kështu si pasojë e kësaj disfata skuadra korçare shpallet matematikisht kampione e Shqipërisë.

Teuta 3-2 Kukësi

21′ Hila, 42′ Çyrbja, 49′ Hrkaç / 16′, 67 Guri

Minutë pas minute

Mbyllet takimi. Teuta-Kukësi 3-2

90′ 4 minuta shtesë.

78′ Kryhet edhe ndërrimi i fundit. Bilali për Hrkaç.

73′ Tjetër zëvendësim nga Begeja, largohet Gjeorgjevski, në fushë Vila.

68′ Lajthia del nga fusha, futet Dediç.

67’ GOOOL Guri shënon pas një topi mjaft të bukur të marrë nga Ethemi.

65’ Guri provon nga jashtë zone, por pa problem për Moçkën.

58’ Zëvendësimi i tretë dhe i fundit për trajnerin Pakult. Largohet Shkodra, futet Koldashi.

52’ Dëmtohet portieri i verilindorëve, Stivi Frashëri. Nuk ia del dot të vazhdojë më tej, në portë Enea Koliçi.

49’ GOOOL Hrkaç shënon golin e tretë për djemtë e detit.

46’ Alla mbetet në dhomat e zhveshjeve, futet Hoxha.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet e para. Teuta-Kukësi 2-1

42’ GOOOL Çyrbja merr mirë krahun në të djathtë, dhe në cepin e zonës mposht Frashërin.

37’ Protesta nga trajneri i Kukësit, gjyqtari Kola e kalon me një këshillim.

36’ Ndërhyrje nga mbrapa e Bilalit ndaj Gurit, ndëshkohet me karton të verdhë.

35’ Ethemi pranë golit, brenda zonës godet portën, por Shkalla devijon në momentin e fundit.

32’ Top i gjatë në zonën e Kukësit, Shkalla kërcen dhe përplaset me Frashërin, i cili bie keq në tokë nga kërcimi.

29′ Karton i verdhë për Ethemin.

27’ Imami depërton në fundore nga e majta e zonës, shkon pranë portës dhe provon të shërbejë për Gurin në shtyllën e dytë, por gardiani durrsakëve me trup ndal topin.

26’ Çyrbja futet mirë nga krahu i djathtë, jep një top drejt zonës, por ai devijohet dhe Frashëri kontrollon.

21’ GOOOOL Hila barazon shifrat me penallti.

20’ Latif lëviz shpejt drejt zonës, Alla i ndërhyn nga pas. 11 metërsh i pastër. Alla ndëhhkohet me të verdhë.

17’ Pranë golit Teuta me Shkallën, që godet me kokë pas një harkimi të gjatë në zonë, por vetëm pak jashtë portës.

16’ GOOOL Guri përfiton mjaft mirë nga një dalje jo e llogaritur mirë nga ana e Moçkës.

13’ Harkim në zonën e Kukësit, por topi shkon drejt e në duart e Frashërit.

11’ Rrumbullaku shkon fuqishëm drejt Çyrbjes, dhe dëmton rëndë këtë të fundit.

8’ Goditje dënimi për Teutën, Lajthia godet drejt portës pasi shërbehet, por zihet në pozicion jashtë loje.

1′ Nis sfida në ‘Niko Dovana’

Formacionet zyrtare

Teuta: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali,Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç, Lajthia, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Imami, Idrizi, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pakult

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb