Kukësi ka marrë një fitore të pastër 2-0 por jo pa vuajtje kundër Vllaznisë në javën e 26 të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Pacult arriti të siguronte 3 pikët falë 2 golave të realizuar në secilën pjesë. Shifrat i zhbllokoi qendërmbrojtësi Ylli Shameti që ndëshkoi shkodranët në minutën e 33-t me kokë, ndërsa kapiteni Musolli vulosi rezultatin përfundimtar në fraksionin e dytë të lojës.

Vllaznia për disa minuta e kërkoi barazimin me ngulm dhe një episod në zonë në dëm të Sukajt shkaktoi shumë polemika, por gjyqtari nuk akordoi penallti. Ajo që vlen është rezultati përfundimtar dhe më këtë humbje shkodranët rrezikojnë shumë, pasi ndodhen në vendin e 8-t me 27-t pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të 9-t që momentalisht është e rënë nga kategoria.

Kukësi me 3 pikët e fituara ngjitet në vendin e dytë, pozicion të cilin e ndau me Laçin për një ditë pas fitores të dilenë të kurbinasve ndaj Kamzës.

Kukësi 2-0 Vllaznia

33′ Shameti, 77 Musolli /

Minutë pas minute

88′ Xhevahir Sukaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për shkak se i rëmbeu topin nga duart portierit Frashëri. Një moment i dyshimtë që kërkon interpretimin e rregullores.

83′ Pranë golit të tretë Kukësi, gjuajtja e Ethemit përfundon fare pranë traversës së portierit Sherri.

80′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Donjet Shkodra, vendin e tij e ze Rustem Hoxha.

77′ GOOOOL Kukësi 2-0. Kundërsulm vrasës i vendasve. Ethemi depërton bukur nga e djathta, dhe fut një top në zonë për Musollin, i cili me portë të boshatisur e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë.

74′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Kalaja vendin e tij e ze Gurishta.

73′ Shumë pranë goli të dytë Kukësi me Donjet Shkodrën, gjuajtja e mesfushorit u ndal në kurizin e Gurit, i cili bëri rolin e një mbrojtësi shkodran.

69′ Zëvendësim tek Kukësi, largohet Maldin Ymeraj, vendin e tij e ze Ethemi.

67′ Pranë golit skuadra e Vllaznisë me Andi Ribaj, topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën e Frashërit.

63′ Vazhdojnë bëmat e gjyqtarëve në futbollin shqiptar. Mbrojtësi Alla ka ngatërruar sportin dhe ka “mundur” Sukajn në zonë, por për gjyqtarin Hamiti nuk kemi 11-metërsh. Katastrofike!

50′ Donjet Shkodra provon me një gjuajtje pas një rrëmuje në zonë, por topi përfundoi jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Mundësi e artë për Vllazninë për të barazuar rezultatin me anë të Sukajt, por sulmuesi shkodran i vetë përballë Frashërit, ka dështuar me tentativën e tij.

39′ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Olsi Gocaj. I katërt karton i verdhë për Vllazninë në ketë ndeshje.

34′ Elton Kale ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

33′ GOOOOOOL Kukësi. Pas një krosi të bukur nga ana e Shkodrës, topi ka shkuar tek Ylli Shameti, i cili ka goditur me kokë duke dërguar topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga mbrojtësi Berisha.

29′ Ergis Mersini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24′ Një tjetër shans shënimi për Kukësin, gjuajtja fluturimthi e Gurit, është devijuar nga portieri Sherri në këndore.

21′ Mundësi e shkëlqyer për Kukësin me Maldin Ymerajn, mesfushori ka gjuajtur me kokë nga brenda zonës, topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

20′ Xhevahir Sukaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Asnjë rrezik në portën e të dyja skuadrave. Loja zhvillohet e gjitha në mesfushë.

3′ Sukaj gjuan me të majtën nga jashtë zonës, Frashëri nuk arrin ta kontrollojë topin dhe Vllaznia fiton një goditje këndi.

1′ Nis takimi në “Zeqir Ymeri”/

Formacionet zyrtare

Kukësi: Frashëri, Shameti, Alla, Idrizi, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Ymeri, Shkodra, Kale, Guri.

Trajneri: Piter Pakult

Vllaznia: Sherri, Mersini, Berisha, Pjeshka, Gocaj, Tafili, Orelesi, Lika, Kalaj, Ribaj, Sukaj.

Trajner: Ernest Gjoka

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb