Teuta ka marrë 1 pikë me zemër në dorë në sfidën e sotme kundër Kamzës, e vlefshme për javën e 31 të Superligës.

Ekipi i drejtuar nga Begeja e pa veten në një situatë tepër të vështirë kur në minutën e 90-t miqtë përmbysën shifrat, duke kaluar nga 2-0 ne 2-3. Minutat shtesë ishin tepër dramatikë, por ‘djemtë e detit’ arritën të barazonin në ekstrem me Latif, që i dha 1 pikë skuadrës në këtë ndeshje tepër të vështirë.

Gjërat mund të kishin shkuar më mirë për Kamzën, por edhe barazimi është një rezultat i mirë për skuadrën e Ahmataj, pasi e mban në +4 diferencën me durrsakët, skuadrën e fundit që bie monetalisht nga kategoria.

Pas 31 ndeshjesh, Teuta renditet e 9-a, me 34-r pikë, 2 më pak se Vllaznia e vendit të 8-t.

Teuta 3-3 Kamza

12′, 90+4′ Latif, 33’Alhasan / 40′ Plaku, 76′ Çukoviç, 90′ Fili

Minutë pas minute

Përfundon takimi.

90+4′ GOOOOOOL Teuta 3-3. Ndeshje e çmendur. Latif barazon shifrat, pas asistit të Moçkës, i cili i serviri topin sulmuesit.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë. Teuta godet traversën me anë të Çyrbes.

90′ GOOOOL Kamza 2-3. Përballje dramatike në “Niko Dovana”, Fili realizon një gol me peshë pas pasimit të dhënë nga Zefi brenda zonës.

86′ Momente tensioni, Sebino Plaku ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ GOOOOL Kamza. Mbrojtësi Çukoviç ka shfrytëzuar mjaft mirë krosimin e Fukuit, godet bukur me kokë duke përshëndetur rrjetën.

74′ Zëvendësim i tretë te Kamza, largohet Mehmeti, vendin e tij e zë Ymeri.

70′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lajthia në vend të tij, Kruja.

68′ Çyrbja provon me një gjuajtje por pret portieri i Kamzës.

68′ Zëvendësim te Kamza, largohet Malaj në vend të tij Zefi.

61′ Zëvendësim te Teuta, largohet Hrkaç, në vend të tij Shkalla.

57′ Pranë autogolit Kamza me Arrabal, por fatmirësisht topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën, duke shpëtur për mrekulli skuadrën kryeqytetase.

48′ Aksion i rrjedhshëm nga e djathta i Teutës, Gjeorgjievski harkon në zonë por Dediç vonohet dhe nuk gjuan dot në portën .

46′ Starton pjesa e dytë, Kamza kryen zëvendësimin e parë largohet Rezi në fushë Fili.

Përfundon pjesa e parë

45+1′ Rezi ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë

40′ GOOOOL Kamaza 2-1. Minuta spektakolare në “Niko Dovana”, Sebino Plaku ka realizur një gol mjaft të bukur nga e djathta, duke rihapur takimin.

39′ Për pak sa nuk shënon golin e tretë Teuta me Çyrbjan, por topi ka prekur shtyllën duke mbajtur në lojë Kamzën.

31′ GOOOOOL Teuta 2-0. Alhasan dyfishon rezultatin, duke mos falur nga brenda zonës, pas pasimit të Amadu Latif nga e djathta. Topi i prek nga Dediç dhe ngeli në zonë, nga ku futbollisti i Teutës nuk ka falur. Një gol me peshë që u jep qetësi vendasve.

21′ Pranë golit të barazimit Kamza me Mehmetin. Pas një aksioni fantastik, mesfushori lëshon në gjuatje të bukur, topi devijohet dhe kalon ngjitur me shtyllën e Moçkës.

12′ GOOOOOL Teuta 1-0. Amadu Latif kaloi në avantazh vendasit me një gjuatje mjaft të bukur nga brenda zonës.

9′ Mundësi e shkëlqyer për Kamzën me Sebino Plakun, por sulmuesi kryeqytetas, nuk është treguar i saktë duke shpërdoruar një rast të artë.

7′ Dediç provon me një gjuajtje nga distanca por topi përfundon në duart e Portieri Abdyli.

1′ Nis takimi në “Niko Dovana”

Në Durrës do të luhet sot një nga sfidat më vendimtare të kampionatit për sa i takon skuadrës e cila do të zbresë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.

Teuta e drejtuar nga Begeja pret Kamzën në shtëpi me synimin e vetëm 3 pikët, pasi çdo rezultat tjetër do të komprometonte jashtëzakonisht pozitat e tyre. ‘Djemtë e Detit’ renditen të 9-t me 33 pikë, po aq sa Vllaznia e cila luan me Laçin.

Nga ana tjetër edhe Kamza ka udhëtuar me vetëm 1 objektiv, të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Një humbje për ekipin e drejtuar nga Ahmataj do të sillte një rrezik të madh pasi do ta çonte në vetëm 1 pikë diferencën me Teutën dhe Vllazninë.

Formacionet zyrtare

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkac, Hila, Hakaj, Beqja, Lajthia, Dedic, Çyrbja, Alhasan, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku.

Trajner: Julian Ahmataj

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: