Xhejms Adenji i ka hequr dy pikë të çmuara Teutës në përballjen e sotme që Skënderbeu luajti në “Niko Dovana” për javën e 26 të Superligës.

Durrsakët ishin shumë pranë fitores pasi Hila kishte realizuar për vendasit në fillimin e pjesës së dytë, por kur pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit, Xhejms Adenji, ekzaktësisht në minutën e 92-t ka barazuar rezultatin, duke stampuar edhe shifrat përfundimtare të takimit, 1-1.

Pas 26 ndeshjesh në Superligë Skënderbeu renditet i pari me 57-t pikë, 15-t më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Teuta pozicionohet e 9-a me 23 pikë, 4-r më shumë se Vllaznia e vendit të 8-t që sot u ndal në barazim 0-0 me Partizanin.

Teuta 1-1 Skënderbeu

47′ Hila / 92′ Xhejms

Minutë pas minute

92’ Korcarët shokojnë Teutën, Xhejms barazon në minutat e fundit.

90’ Arbitri i katërt akordon minuta 3 shtesë.

86’ Lajthia do të lerë fushën. Në vendin e tij futet Shkalla.

79’ Cfarë rastin për Latif! I vetëm para Shehit godet në duart e gardianit të Skënderbeut ai.

76’ Zëvendësimi i dytë për Teutën. Largohet Dediç nga fusha dhe futet Bilali.

70’ Xhejms bëhet lojtari i parë i takimit që ndëshkohet me karton të verdhë.

68’ Bruno Dita largohet nga fusha për t’i lënë vendin Leonit Abazit.

67’ Soue godet një top me kokë në zonë, por Mocka bën mrekullinë dhe ndal topin në vijën fatale.

63’ Zëvendësimi i parë për Skënderbeun. Del nga fusha Gavazaj dhe hyn Vila.

54’ Rasti i shkëlqyer për të shënuar nga Teuta. Lajthia asistoi për Dedic, i cili gjuajti mirë, por goditja e tij u devijua për goditje nga këndi.

47′ GOLLL Teuta. Hila ekzekuton saktë nga pika e bardhe e penalltise dhe ndëshkon Skënderbeun

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

42’ E pabesueshme se çfarë humbet Gavazaj. Goditja e tij me të majtën nuk gjen kuadratin.

40’ Esin Hakaj largon edhe një herë topin si duhet, pas një rreziku që i vinte nga mbrapa krahëve.

33’ Soue nuk arriti të ndalte si duhet që top që vinte nga mbrojtja, e uli m dorë ai.

30’ Mundësi e mirë nga goditja e këndit për Teutën, por Bilali nuk arriti dot topin që u largua nga mbrojtja mike. Më pas, Lajthia tentoi një goditje nga jashtë zonës, E rrezikshme, por jashtë gjithsesi!

28’ Xhejms dhe Soue kërkojnë të nxjerrin para Skënderbeun me disa kombinime të mira midis tyre, por Hakaj arriti të mbyllte aksionin.

25’ Çyrbja tenton të marrë krahun e djathtë , por Nimaga e largon topin për goditje nga këndi.

23’ Beqja shkakton një faull në krahun e djathtë në dëm të Gavazaj.

21’ Amadu mund të ndëshkonte Skënderbeun me kokë nga brenda zonës së Skënderbeut, por Radas largoi topin në goditje këndi.

14’ Dita (ish-futbollist i Teutes) tentoi të godiste me kokë, por nuk arriti të gjente kuadratin.

13’ Gjorgjevski shkakton një faull ndaj Ditën shumë afër portës.

12’ Kombinime të bukura midis Soue dhe Xhejms, por nuk arrijnë dot të gjejnë pasën finale.

10’ Amadu fiton një tjetër goditje dënimi për Teutën e shkaktuar nga Aliti.

9’ Dediç krosoi saktë nga një goditje dënimi, por topi u largua nga mbrojtja mike

7’ Ekipi vendas po qarkullon topin në këto minuta të para, në pritje të ndonjë gabimi të miqve, por nuk lëshon pe Skënderbeu.

1′ Nis ndeshja në Durrës/

Formacionet zyrtare

TEUTA: Moçka, Hakaj, Hrkaç, Bilali, Beqja, Xhorxhevski, Lajthia, Hila, Dedic, Çyrbja, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

SKËNDEREBU: Shehi, Mici, Radas, Aliti, Osmani, Vangjeli, Nimaga, Dita, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb