Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë pikë as në ndeshjen e dytë të Europianit të Minifutbollit që po mbahet në Ukrainë.

Skuadra kuqezi është mposhtur me rezultatin 2-4 nga përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës. Një ndeshje që pati përmbysje nga të dy krahët, por që nisi me avantazhin e kundërshtarëve.

Fillimisht Lovrinovic zhbllokoi rezultatin, në minutën e parë, ndërsa kapiteni Hysenbelliu në të 12-t barazoi shifrat. Vetëm pas pak çastesh Shima do të kalonte Shqipërinë për herë të parë në avantazh, por kuqezinjtë nuk do arrinin të ruanin rezultatin.

Pantic në të 27-n minutë dhe Lovrinovic dy herë të tjera vulosën rezultatin përfundimtar të takimit, 2-4.

Kujtojmë që dje Shqipëria e cila bën pjesë në Grupin C, u mposht minimalisht 1-0 nga Kazakistani.

Rezultati/ Shqipëri-Bosnjë Hercegovina 2-4

GOL: Hysenbelliu 12′, Shima 18′ / Lovrinoviç 1′, 31′, 32′, Pantiç 27′

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb