Pritej një ndeshje e balancuar por sfida hapëse e Botërorit ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite ka treguar superioritetin e vendasve që fituan thellë 5-0.
Nuk duhet të kalonin shumë, ekzaktësisht në minutën e 12, momenti kur do të zhbllokohej sfida me autor Gazinskiy që shënon golin e parë të këtij kampionati botëror.
Pak para fundit të pjesës së parë do të vinte dyfishimi i rezultatit me protagonist Cheryshev. Në pjesën e dytë ishte po e njëjta ‘muzikë’, me Dzyuba, sërish Cheryshev dhe në fund Golovin që vulosën rezultatin përfundimtar të takimit.
RUSI – Po luhet ndeshja e parë e Botërorit ndërmjet vendasve, Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Rusi 5-0 Arabia Saudite
Minutë pas minute
90+4′ Golovin realizon gol spektakolar me goditje dënimi, 5-0 për Rusinë
90+1′ Vjen goli i katërt për Rusinë dhe i dyti për futbollistin Cheryshev
71’ Vjen edhe goli i tretë i vendasve. Radha për ta vendosur emrin në listën e shënuesve është e Dzyuba
43′ 43’ Pas një aksioni model të Rusisë ka ardhur edhe goli i dytë me protagonist Denis Cheryshev
12′ Yuri Gazinski është golashënuesi i parë i këtij Kampionati Botëror të zhvilluar në Rusi 2018.
Golovin’s pinpoint cross finds Gazinsky at the back post unmarked and he duly heads Russia in front pic.twitter.com/1R4VFVaJn0
— ITV Football (@itvfootball) June 14, 2018
BalkanWeb