Vllaznia ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në “Loro Boriçi” duke mundur minimalisht 1-0 Laçin në sfidën e vlefshme për javën e 31 të Superligës.

Ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka i nevojitej me patjetër fitorja dhe këtë e ka arritur falë Sukajt, që nuk falli në minutën e 7-t duke realizuar saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Laçi nga ky moment ndëshkohet me të kuqe dhe nuk mund të reagoi për pjesën tjetër të lojës, duke humbur një mundësi të mirë për të luftuar për kupat e Europës. Tani synim mbetet të arrihet nga Kupa e Shqipërisë.

Pas 31 ndeshjesh Vllaznia renditet në vendin e 8-t me 36-t pikë, 2 më shumë se Teuta e vendit të 9-t që barazoi 3-3 me Kamzën.

Vllaznia 1-0 Laçi

7′ Sukaj /

Minutë pas minute

Mbyllet e para. Vllaznia-Laçi 1-0

79’ Kallaku provon me një gjuajtje nga distanca, por Berisha largon me këmbë.

78’ Zëvendësimi i fundit edhe për Gjokën. Futet Kalaja, del Çinari.

70’ Bardulla zë vendin e Krymit në fushën e blertë. Tek Laçi, del Shtubina dhe në fushë Bushi.

66’ Shtubina rrëzohet në zonë, pretendon për penallti, por gjyqtari akordon pozicion të parregullt q në nisjen e aksionit. Ka nervozizëm edhe mes Shtubinës, dhe Malotës e Likës.

64’ Tjetër zëvendësim tek radhët e Laçit. Lulaj hidhet në fushë për Jonuzin.

63’ Largohet nga fusha e lojës Xhevahir Sukaj, futet Andi Ribaj.

52’ Mersini ndal topin me dorë në krahun e majtë të mbrojtjes, arbitri Kola e ndëshkon me të verdhë.

48’ Gocaj niset bukur në krahun e djathtë, por pasimi i fundit lë për të dëshiruar.

46’ Mezani e nis me zëvendësim. Largohet Nika, në fushë futet Fangaj.

46’ Nis pjesa e dytë.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ 1 minutë shtesë.

34’ Vllaznia do me patjetër golin e dytë, Sukaj merr një top të artë, gjendet i vetëm brenda zonës, godet dhe kap Selmanin në kundër kohë, por topi përplaset vetëm në shtyllë.

31’ Sukaj shkon drejt portës së Selmanit, gjuan, por është sërish portieri i ri që pret me këmbë

28’ Rast i mirë për Çinarin, por është portieri Selmani që bën heroin, dhe shpëton ekipin nga goli i dytë.

27’ Karton i verdhë për Shtubinën, që kryen dy ndërhyrje të parregullta brenda pak momentesh.

23’ Është Sukaj që tenton nga distanca, për të kopjuar atë gol nga larg të pak javëve më parë, por këtë herë gabon shënjestrën.

19’ Uzuni niset bukur, pason në krahun e djathtë për Nikën, por krosimi i këtij të fundit shkon drejt e në duart e Sherrit.

17’ Tjetër aksion i bukur i Vllaznisë, një harkim për Sukajn me kokë, por Selmani largon rrezikun.

14’ Sukaj provon me të majtën drejt portës, por nuk ka saktësi.

7′ Gol Vllaznia. Sukaj nuk fal nga pika e penalltisë duke kaluar shkodranët në avantazh

5′ Sefgjinaj është ndëshkuar me karton të kuq pasi ka ndalur me dorë topin që po shkonte drejt rrjetës pas goditjes së Likës.

2’ Rreziku i parë në portën e Laçit, Lika godet nga jashtë zone, por topi mbi portë.

1′ Nis ndeshja në Shkodër.

Vllaznia do të luaj sot në “Loro Boriçi” një 90 minutësh tepër të vështirë kundër Laçit me synimin e vetëm për të dalë me 3 pikët. Shkodranët të cilët si në sezonin e kaluar ndodhen në fije të perit për të rënë nga kategoria, u duhet me patjetër fitorja për të mos u ndikuar nga rezultatet e sfidave të tjera.

Nga ana tjetër kjo do të jetë një nga mundësitë e fundit për Laçin për synuar kupat e Europës, pa patur parasysh atë që do të ndodh me Kupën. Një arsye tjetër për të mos humbur në Shkodër është se ekipi ka 4 ndeshje pa marrë 3 pikët, një ecuri mjaft negative.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Klajdi Kola

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb