Liverpool ka zyrtarizuar të enjten blerjen e portierit të Romës, 25-vjeçarin Alisson Becker, për të ‘blinduar’ katërkëndorin pasi Loris Karius nuk bind më.

Me këtë lëvizje, portieri i cili luajti çdo minutë me kombëtaren në Botëror, është bërë “gardiani” më i shtrenjtë i historisë. Ai parakaloi në këtë renditje bashkëkombësin e tij, Ederson, i cili vitin e kaluar iu bashkua Manchester City-t nga Benfica.

Për shifrën që Liverpool ka paguar për të blerë Alisson tregon ekipi i Romës. Në një postim në faqen e saj zyrtare ajo njofton: “Lojtari kalon te klubi anglez kundrejt pagesës së 62,5 milionë eurove dhe të një pagesë variabël që shkon deri në maksimumi 10 milionë euro, për bonuse të ndryshme që lidhen me arritjen e objektivave sportive të klubit apo lojtarit.”

Në total portieri do t’i sjellë arkave të italianëve 75 mln euro, një shifër e pamenduar më parë për lojtarë të këtij pozicioni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb