Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku, duke se ja ka marrë dorën golave në kampionatin rumun dhe nuk e ka harruar zakonin. Pas një eksperience për t’u harruar në kampionatin kazakistanas dhe në Serinë B italiane, sulmuesi është transferuar së fundmi te Astra, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Steauas së Kamer Qakës, Lllullaku gjeti rrugën e rrjetës duke goditur bukur me kokë mbas një harkimi nga këndi.

Nuk mund të mungonte festa me shqiponjë, ndër më të preferuarat të 30-vjeçarit. Për sa i përket mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka, ai e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në lojë menjëherë sapo filloi pjesa e dytë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-llullaku-rilind-ne-rumani-shenon-gol-ne-ndeshjen-e-pare-dhe-feston-me-shqiponje/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb