Luiza Gega, atletja shqiptare, ka korrur sukses të madh në në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’ duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Luiza u ndal në kohën 9’27”73, duke lënë pas të gjithë rivalet. Pas shqiptares u rendit atletja tuniziane Habiba Ghribi e cila regjistroi kohën 9’34’’62,3.

Kjo është medalja e parë e arit që Shqipëria merr në Lojërat Mesdhetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb