Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit kundër nga PD e LSI sot për dhënien e autorizimit për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Komisionin e Ligjeve.

Sipas Ramës ky është një investim 100 milionë euro ku do të ketë 1000 të punuar, dhe do të sjellë një imapakt të jashtëzakonshëm ekonomik për vendin.

Ai madje me ironi në një status në Facebook thotë “këta duan çizme” pas gjuajtjes që bëri kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në Kuvend gjatë votimit të kryeprokurorit të përkohshëm.

“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?100 mlnEU investim 1000 të punësuar të përhershëm superimpakt ekonomik!JO duan çizme,” shkruan ai.

Të dy ministriat, ai i i Infrastrukturës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri si dhe i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj thanë se propozimi është mbështetur në kushtetutë nga ana ligjore, dhe po kërkojmë autorizimin në emër të Republikës së Shqipërisë për interesin e vendit që të nisim negociatat.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb