Ata janë fejuar prej pothuajse 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë së bashku, Leonardon dhe Bianca, por hapin e madh nuk e kishin bërë akoma.

Tani për Luca Toni, ish lojtarin e kombëtares italiane të futbollit dhe Marta Cechetto ka ardhur momenti i dasmës.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja ‘Chi’, që ka zbuluar edhe datën e ‘po’, që do të jetë në 9 shtator. Asgjë nuk dihet akoma për vendin ku do të bëhet ceremonia, edhe pse zërat flasin për në Toscana.

Sigurisht në listën e të ftuarve do të jenë shumë ish kolegë futbollistë të Tonit, por lista akoma është top secret.

Luca dhe Marta janë së bashku prej shumë kohësh dhe për martesën e tyre ishte folur edhe më parë.

Në 2012, çifti u përballë me një fatkeqësi dhe një moment shumë të vështirë, me humbjen e fëmijës së tyre të parë, i cili lindi i vdekur.

Një shock që i detyroi të anulonin dasmën e tyre që e kishin parashikuar në atë vit dhe po në atë kohë Toni u tërhoq edhe nga futbolli.

Në 2013 çiftit ju kthye buzëqeshja me ardhjen në jetë të Biancës dhe në 2014 me lindjen e Leonardos.
Tani është pikërisht koha e ‘luleve të portokallit’, një moment që i gjen Tonin dhe Ceccheto më të fortë dhe të bashkuar se asnjëherë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: