Në Gjirokastër është luajtur sot ndeshja e dytë e javës së parë së Superligës mes Luftëtarit dhe Kastriotit e cula ka përfunduar me shifrat 0-1.

Një fitore në debutim për krutanët, të cilët vijnë nga Grupi A i Kategorisë së Parë. Golin me vlerë 3 pikët e shënoi Mziu në minutën e 69-t, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një humbje kjo që ‘djeg’ për gjirokastritët, të cilët duket se pa Bregun dhe Abazajn nuk janë më të njëjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb