TIRANË- Luftë totale, rezistencë, por dhe një paralajmërim i fortë i kryedemokratit Lulzim Basha me qëllim që të mos shembet Teatri Kombëtar. Këto deklarata ai i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu ku e cilësoi jo vetëm aferë, por dhe atentat atë që po i bëhet Teatrit, siç tha.

Konkretisht, kjo do të thotë se pas ezaurimit të të gjithë hapave legjislativë, nëse këmbëngulet të shkohet në këtë drejtim, popullit i lind e drejta të rezistojë në të gjitha format dhe menyrat për të parandaluar që fati i teatrit të vijë në derën e shtëpisë dhe pronës së tyre.

Nëse lejojmë një ligj special që bëhet për synime korruptive, të grabisë pronën publike, të shkatërrojë monumentet e kulturës për t’i dhënë pa garë dhe pa tender mundësinë të fitojë 205 milionë euro ndëkrohë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithçka. Dhe këtu vijmë tek fermërët që thonë se; cc’lidhje kemi ne me teatrin? Këtë që po bën sot Rama me teatrin, do t’jua bëjë nesër me pronat tuaja. Dyqanin, restorantin, tokat tuaja bujqësore, me shtëpitë tuaja.

Kam paralajmëruar Bjarke Ingels se do të trajtohet non grata. Sot dua t’i jap një paralajmeim të qartë Fusha shpk dhe ccdo kompanie tjetër qe bëhet vegël: nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale. Asnjë shans. Ccdo veprim i Fusha shpk dhe ccdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të ndryshuar antimafia. Do të fillojmë që ditën e parë të pushtetit, do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent euro në shkelje të ligjit.

Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t’ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj.

Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon të investojë në ndonjë projekt. Paralajmëroj se do të trajtohet si subjekt i ligjit antimafia. Të mos fusin asnjë qindarkë në këtë projekt se do të mbeten me gisht në gojë!

Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publik dhe trashëgimisë kulturore. Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij nuk tërhiqen, do të përgjigjemi me luftë totale për të mbajtur gjallë pemën e lirisë“,- sqaroi ai.

Kryedemokrati shtoi ndër të tjera se kjo aferë do mund të marrë me vete në gropën që duan të hapin në mes të Tiranës, të gjithë ata që bëhen pjesë e saj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: