Sërish tërmet në Gjilan, banorët në panik

Refresh Kthehu

Sërish tërmet në Gjilan, banorët në panik

09 Tetor 2010 - 14:38

Sërish tërmet  në Gjilan, banorët  në panikGJILAN-Rrjeti Sizmik i Kosovës ka njoftuar se rajoni i Gjilanit ka pasur sërish dridhje toke mëngjesin e së shtunës, ndërsa përvec shqetësimit të qytetarëve nuk është raportuar për dëme të shkaktuara.

Tërmeti që kishte fuqinë 3.6 shkallë të Rihterit është ndier në të gjithë qytetin Gjilanit dhe në fshatrat përreth.

Kjo është hera e dytë që ndodh dridhje e tokës në Gjilan pas tërmetit të së premtës i cili kishte fuqinë 4.4 shkallë të Rihterit.

(d.b/BalkanWeb)

Komento