Studimi, emigrantėt sjellin mė pak para nė Atdhe

Refresh Kthehu

Studimi, emigrantėt sjellin mė pak para nė Atdhe

15 Korrik 2011 - 17:00

Studimi, emigrantėt sjellin mė pak para nė AtdheTIRANĖ- Rėnia e dėrgesave nga emigrantėt gjatė 5 viteve tė fundit rrezikon tė zhysė nė varfėri familjet pėrfituese. Instituti Agenda ka kryer njė studim pėr remitancat te 1217 familje, ku ka evidentuar se kėto tė ardhura pėrdoren kryesisht pėr ushqim, veshje dhe medikamente. Sipas studimit, 60.8 pėr qind e familjeve tė pyetura kanė ulur ndjeshėm konsumin, 31 pėr qind e tyre po kursejnė mė pak, ndėrkohė qė vetėm 7.2 pėr qind po kryejnė mė pak investime me tė ardhurat qė sjellin tė afėrmit emigrantė.

“Ne kemi bėrė njė pėrllogaritje tė vlerave vjetore tė remitancave dhe nė studimin tonė kjo vlerė ka dalė 1 milion e 367 mijė e 715 euro, flasim pėr tė gjitha remitancat e tė gjitha familjeve qė kemi vrojtuar. 18.7% e kėtyre familjeve e konsiderojnė dėrgesėn vitale, ndėrsa 63% e tyre e konsiderojnė shumė tė rėndėsishme. Shikohet qė pjesa e familjeve qė janė vrojtuar e kanė burim primar remitancėn. Ajo pėrdoret nė 75% tė vlerės sė saj pėr tė kompensuar shpenzimet pėr ushqim dhe ka njė lidhje shumė tė fortė varėsie midis situatės, sa e varfėr ėshtė familja dhe cfarė rėndėsie ka pėr tė remitanca dhe dėrgesa qė vjen nga jashtė. 58,3% e familjeve marrin dėrgesa mė pak se 5 vjet mė parė dhe 57,6% marrin dėrgesa mė pak se vitin e fundit, pra familjeve iu pakėsohet konsumi, kursimet dhe investimet”, tha Milva Ekonomi, Drejtuese e Institutit Agenda.


Nė kushtet kur dėrgesat e emigrantėve kanė pėsuar rėnie, ekspertėt e Institutit Agenda i rekomandojnė qeverisė qė tė marrė disa masa pėr tė ndihmuar familjet pėrfituese, ku njė prej tyre ėshtė pėrgjysmimi i TVSH-sė pėr ushqimet.

“Njė nga rekomandimet qė mund tė bėjmė ėshtė pėrgjysmimi i masės sė TVSH-sė, pikėrisht pėr produktet ushqimore. Gjithashtu neve e kuptojmė qė nė qoftė se remitancat kanė krijuar kėtė model shumė tė vogėl tė sipėrmarrjes private tė familjeve, e cila lidhet me masėn e investimeve qė nuk prek ato familje qė kanė njė tė ardhur mė shuam se 60 mijė lekė nė muaj. Do tė ishte shumė e udhės qė tė zhvilloheshin programe qė kishin tė bėnin me nxitjen e punėsimit dhe me arsimimin profesional tė njerėzve qė kthehen nga emigracioni

Sipas studimit, emigrantėt shqiptarė gjenden kryesisht nė zonėn e Bashkimit Europian. Njė emigrant qė punon nė njė vend europian i dėrgon familjes mesatarisht nė vit 1400 euro, ndėrsa dėrgesa mesatare nga SHBA arrin nė 830 dollarė nė vit. Kjo do tė thotė se mesatarisht nė muaj familjet marrin nga 70 dollarė deri nė 115 euro. Banka e Shqipėrisė ka vlerėsuar se gjatė vitit tė kaluar, niveli i remitancave arriti nė 689 milionė euro.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Komento


Dėrguar nga asqiriu mė 16-07-2011 nė 01:58
Keta emigrantet turp te kene, punojne e nuk na sjellin me lek. I kemi bere koken e na harruan. Ca eshte kjo? Palo.. ou harrova, dhe une emigrant jam.

Dėrguar nga xxxxxxxx mė 15-07-2011 nė 22:27
Pse duhet te dergojne emigrantet para kur familjet e tyre bejne palle ne Albania, me celulare, me makina,me kompjutera, me rroba firmato...dhe emigrantit te shkret i del shpirti nga b...per te ngrene nje cope buke rehat ne mes te Europes? Leke per kafene,pube, per benzine kane shqiptaret, ama per te ngrene buke jo. Jo te gjithe sigurisht, por ka shume nga ata qe jane kthyer ne shushunja se nuk ju dhemb kurrizi, qyli eshte i embel sigurisht...