E gjithë familja e Madonës së bashku në Malawi. Ylli i pop-it ka fluturuar me të gjithë fëmijët e saj në vendin afrikan, për të festuar vitin e parë të Mercy James Institute, spitalit me një repart kirurgjikal pediatrik dhe një reparti të terapisë intensive, i financuar nga vetë këngëtarja.

Në një foto të postuar në Instagram Lady Ciccone pozon në shoqërinë e dy fëmijëve biologjik, Lourdes 21 vjeç, që e ka nga lidhja me Carlos Leon dhe Rocco, 17 vjeç që e ka me regjisorin Guy Ritchie.

Me to edhe katër fëmijët e adoptuar (të gjithë nga Malawi), binjaket Stella dhe Estere, 6 vjeç, që i ka adoptuar në 2017, David Banda, 13 dhe Mercy James, 12, emrin e të cilës ka marrë spitali. Mercy James Madonna e ka adoptuar në vitet 2006-2007.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb