NGA BRIKENA METAJ*

Pamjet mahnitëse të thellësive të ujërave të Burimit të Mëmës në pikën turistike të Viroit në Gjirokastër dhe të shpellës së Skotinisë janë bërë publike për herë të parë nga 7 polumbarë të oganizatës polake TOPR Zakopane të ardhur në Shqipëri në maj të këtij viti. Grupi i zhytësve nga Polonia synonte të zbulonte enigmën e këtij burimi i cili ka ngjallur përherë kureshtjen e polumbarëve profesionistë.

Me një thellësi prej 60 m ‘Burimi i Mëmës’ është pjesë e legjendave të cilat e lidhin me shpellën e Skotinisë në zonën e Dropullit të Gjirokastrës dhe Syrin e Kaltër në Sarandë.

virua4

Burimet ujore të Skotinisë dhe Mëmës së Viroit, janë nga të vetmit burime natyrore të “tipit të sifonit”, pasi uji në të dyja rastet buron nga një thellësi afro 65 metra, del nga poshtë-lartë nëpërmjet një guve në formë hinke. Viroi, sipas matjeve, nxjerr nga kjo thellësi një debit prurjeje maksimale afro 16 m3 ujë në sekondë. Uji në të dyja burimet është i pastër dhe i kthjellët, aq sa njeriu nuk e ka të vështirë që në Mëmën e Viroit të dallojë një 5 lekëshe metalike deri në 25 metra thellësi. Hedhja e monedhave 5 lekëshe është traditë e hershme e banorëve të zonës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb